NERAZZURRI

Dëshpërim në fund
24 January, 2016 @16:45
Shija e fitores në ndeshjen kundër Carpit i mbeti në fyt Interit.
Kur pritej që Nerazzurrët do t’i gëzohen tre pikëve, pasi ishin në epërsi me rezultat 1-0 me golin e Rodrigo Palacios, erdhi dëshpërimi për tifozët vendas me golin e sulmuesit, Kevin Lasagna, në minutat e fundit të ndeshjes.
Ky rezultat ishte shumë i mirëseardhur për Carpin, duke pasur parasysh që edhe Lorenzo Pasciuti e la skuadrën e tij pa një lojtar pas ndëshkimit me të kuqe në minutën 86’.
Kjo është vetëm pika e 18 për Carpin, që vazhdon të mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa për Interin kjo është ndeshja e tretë rresht pa fitore.