LIGUE 1

REUTERS/Jean-Paul Pelissier
Dështojnë Olimpikët!
4 February, 2013 @10:23
Humbja e dy ekipeve olimpike, Marseille dhe Lyon, dje e ka lënë Paris Saint Germain-in lider të vetmuar në tabelën e Ligue 1.
Ndërsa mesfushori anglez i Olympique Marseille, Joey Barton, i cili njihet si futbollist problematik, prej momentit që ka ardhë në Francë, është qetësuar. Por, mbrëmë, ai u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhave brenda 4 minutave.
“Dy të verdha të lehta. E para as që ka qenë faul. Futbollistët që rrotullohen në fushë pa i prekur askush do të duhet të suspendohen pas rishikimit të ndeshjes. I urrej mashtrimet. Autoritetet duhet të bëjnë diçka,” ka thënë Barton i frustruar pas ndeshjes.
Marseille ka humbur në stadiumin Velodrome nga Nancy 0-1, ndërsa Lyon ka humbur si mysafir i Ajaccios në François Coty 3-1, përkundër se ishte në epërsi 0-1. Dy gola për Ajaccion i shënoi sulmuesi veteran rumun, Adrian Mutu.
TABELA AKTUALE:
1 | Paris Saint Germain | 48 pikë | ||
2 | Olympique Lyonnais | 45 pikë | ||
3 | Olympique Marseille | 42 pikë |