PARC DES PRINCES
Di Maria e Ibra, vulosin fitoren
22 September, 2015 @22:56
Paris St Germain ka vazhduar ritmin e fitoreve në Ligue 1 edhe sonte, derisa viktima e radhës për kampionin aktual të Francës, ka qenë Guingamp, që në fund ra tërësisht nga loja për të pësuar 3-0.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Javier Pastore, pasi që pranoi një asistim nga Zlatan Ibrahimovic, derisa në 15 minutëshin e fundit të takimit në listën e realizatorëve u shënuan edhe yjet e mëdha të ekipit, Angel Di Maria dhe Zlatan Ibrahimovic (asist nga Di Maria) për të vulosur fitoren e pestë nga 7 xhirot e para të elitës franceze të futbollit.
SHIKO TABELËN AKTUALE
Përndryshe, argjentinasi Di Maria dhe suedezi Ibra, kanë shënuar golat e para të këtij stinori sonte.