GRUPI F
Dinamo surprizon Arsenalin
16 September, 2015 @22:25
Kampioni aktual i Kroacisë, e cila e kishte siguar Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Skenderbeun në Play Off, Dinamo Zagreb, ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë grupore në garën më të fortë në Europë.
Kroatët arritën fitore duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1.
Se punët nuk do të shkojnë mirë për Arsenalin u sinjalizua qysh në minutën 24’ kur Alex Oxlade-Chamberlain shënoi autogol, derisa në minutën 40’ topxhinjtë mbetën pa një lojtar pas kartonit të kuq të Olivier Giroud.
Nuk mjaftoi as kaq, dhe në minutën 58’ Junior Fernandes i Dinamos shënoi për 2-0, që garantoi fitoren e ekipit të tij, derisa skuadra e Arsene Wengerit e gjitha që mundi të bëjë deri në fund ishte ngushtimi i disavantazhit me golin e Theo Walcott.
Olympiakos - Bayern Munchen 0-3
Gjiganti bavarez Bayern Munchen dominoi plotësisht në përballjen me grekët e Olympiakosit.
Skuadra gjermane shënoi fitore me rezultat 3-0, me golat e Thomas Mullerit që shënoi dy herë, dhe një të Mario Gotzes.
TABELA E GRUPIT F
1 | Bayern Munchen | 3 pikë | ||
2 | Dinamo Zagreb | 3 pikë | ||
3 | Arsenal | 0 pikë | ||
4 | Olympiacos | 0 pikë |