GRUPI C
Griezmann ngrin turqit
15 September, 2015 @22:22
Kampioni i Turqisë, Galatasaray, është treguar i plogësht në përballje me spanjollët e Atletico Madridit.
Të udhëhequr nga mesfushori ofansiv, Antoine Griezmann, madrilenët shënuan fitore me rezultat 2-0, duke i lënë të dëshpëruar tifozët të cilët e kishin mbushur stadiumin Ali Sami Yen në Stamboll.
Griezmann shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, përkatësisht në minutat 18’ dhe 25’ për t’ia sjellur fitoren skuadrës së tij.
Benfica - Astana 2-0
Rezultat identik sikur në Stamboll u arrit edhe në Lisbonë të Portugalisë në ndeshjen Benfica - Astana, por ndryshe nga e para, në këtë takim fitues doli ekipi vendas.
Në debutimin në grupet e Ligës së Kampionëve të ekipit nga Kazakistani, Astana, portugezët e Benficas e siguruan fitoren me golat e Nicolas Gaitan (51’) dhe Konstantinos Mitroglou (62’).
TABELA E GRUPIT C
1 | Benfica | 3 pikë | ||
2 | Atletico Madrid | 3 pikë | ||
3 | Astana | 0 pikë | ||
4 | Galatasaray | 0 pikë |