TALENTI

Dion Berisha startues për Augsburgun
4 January, 2021 @18:11
Mesfushori kosovar, Dion Berisha, sot ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit të Augsburg, Heiko Herrlich, në ndeshjen miqësore të zhvilluar kundër skuadrës nga Bundesliga 2, Regensburg.
17 vjeçari pati një paraqitje solide dhe mbeti për 81’ minuta, derisa skuadra e tij fitoi miqësoren me rezultat 1-0.
Berisha është futbollist i rritur në akademinë e Augsburgut, ndërsa sivjet është ngritur në ekipin e parë dhe pret të dëshmohet edhe në ndeshjet zyrtare me ekipin nga Bundesliga gjermane.
Futbollisti në fjalë ka qenë pjesë edhe e ekipit U17 të Kosovës.