TRANSFER

A&N me përforcim nga Shqipëria
4 January, 2021 @16:35
Skuadra nga Prizreni e cila garon në Ligën e Parë, A&N, ka prezentuar përforcimin më të ri.
Ekipi ka transferuar portierin tiranas, Kadri Birja, i cili ka luajtur në skuadra të ndryshme nga Shqipëria.
Birja ka qenë pjesë e skuadrave si Shkumbini, Luftëtari, Dinamo dhe së fundi Korabi, për të cilën ka luajtur për 3 vite.