MANCHESTER CITY

Kontrata e re te Manchester City, De Bruyne kërkon “më shumë”
4 January, 2021 @15:40
Duket se ka ngecje në bisedimet për kontratën e re të De Bruynes me Manchester Cityn.
Mediat belge sot kanë shkruar që 29-vjeçari nuk është i kënaqur me ofertën e parë nga klubi anglez dhe po kërkon rrogë më të madhe se që po i ofrohet momentalisht në ofertën e parë.
Se sa i ka ofruar City De Bruynes nuk është përmendur konkretisht nga mediat belge, mirëpo ajo që dihet është se mesfushori belg e ka refuzuar ofertën e parë.
Tash pritet që City ta “përmirësojë” ofertën dhe ta bëjë të pamundurën që ta mbajë në skuadër lojtarin më të rëndësishëm.