FERRONIKELI
Disciplinë taktike dhe cilësi
19 March, 2015 @10:28
Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, ka treguar pritjet e tij para duelit të Ferronikelit ndaj Trepçës, që luhet nesër në kuadër të xhiros së XIX të Superligës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne. Me fitore eventuale mundemi ta përfundojmë fazën e dytë të ndeshjeve në vend të parë, që është synim i ekipit,” ka thënë fillimisht Sejdiu ka njoftuar faqja zyrtare e Ferronikelit përmes zyres së saj për shtyp.
“Jemi përgatitur në çdo aspket maksimalisht dhe pres që ekipi të reflektojë discplinë taktike dhe cilësi, për të përfunduar në mënyrë më të mirë këtë takim,” ka shtuar Sejdiu.
Ferronikeli është lider i Superligës. Ekipi nga Drenasi përkundër se pa stadium të vetin përfundoi edhe vjeshtën si kampion, ndërsa me lojëra të mira që po tregojnë janë rritur edhe apetitet e klubit.
Ferronikeli, gjithashtu është kualifikuar edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, derisa mbron trofeun e Kupës.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS