ÇEREKFINALET
Kur hidhet shorti për çerekfinale?
18 March, 2015 @23:30
Në Nyon, në selinë e UEFA-së të premten prej orës 12:00 do të hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Në këtë short, nuk ka më përparësi asnjëra skuadër dhe tash e tutje çdo ekip mund të bie të ndeshet me cilindo ekip që e do shorti.
Ekipet e kualifikuara për tetëshen më të mirë të Europës në stinorin 2014/15 janë: Bayern, PSG, Porto, Real Madrid, Atletico Madrid, Monaco, Barcelona dhe Juventus.
Spanja ka 3 përfaqësues te 8 ekipet më të mira në këtë stinor, derisa Franca 2, vendet tjera nga një.