Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZALGIRIS - BALLKANI

Disfatë në Vilnius, Ballkani eliminohet nga Champions League

Foto: FC Ballkani / FB

Disfatë në Vilnius, Ballkani eliminohet nga Champions League


12 July, 2022 @20:40

Pas 120 minutave lojë në Vilnius të Lituanisë, Ballkani nga Suhareka është eliminuar nga rrethi i parë kualifikues i Champions Leagues. Skuadrën kampione të Kosovës e eliminoi skuadra lituane e Zalgirisit.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e ndonëse pati më shumë raste për shënim, pa gola u mbyll edhe pjesa e dytë. Rrjedhimisht, koha e rregullt përfundoi 0-0 dhe skuadrat u detyruan të shkonin në vazhdime, pasi që edhe ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar pa fitues, 1-1.

RAPORTI I NDESHJES SË PARË

E në vazhdime, golin e gjet skuadra lituane. Në minutën e 97’ Mathias Oyewusi i lituanëve shënoi për 1-0, e ky gol doli të ishte i mjaftueshëm për vendasit që ta fitonin këtë takim 1-0 dhe kështu ta kalojnë rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Ballkani detyrohet të pajtohet me eliminim.

Përkundër eliminimit nga Champions League, aventura e sivjetme evropiane e Ballkanit nuk përfundon këtu, pasi që skuadra suharekase tash kalon në fazën e dytë kualifikuese të UEFA Conference League.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga