Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita 11, vendimtare për grupt B e C

Dita 11, vendimtare për grupt B e C


21 June, 2021 @8:30

Pas mbylljes së grupit A mbrëmë, sot zhvillohen ndeshjet e fundit të grupeve B dhe C, për t´iu afruar kështu edhe më tepër fazës së eliminimit direkt.

Sonte dy ndeshje luhen me fillim nga ora 18:00 e më pas dy të tjera me fillim nga ora 21:00.

GRUPET - EURO2020

Në ora 19:00, Maqedonia Veriore e eliminuar përballet me Holandën tashmë të kualifikuar, kurse në ndeshjen e tjetër të grupit C takohen Ukraina dhe Austria, të cilat mes vete do të luftojnë për pozitën e dytë të grupit.

Më pas, në ora 21:00 luhen takimet e grupit B, grup në të cilin situata është mjaft interesante.

Në këtë grup Finlanda përballet me Belgjikën, kurse Rusia luan me Danimarkën. Duke qenë se Danimarka është pa pikë, kurse Rusia e Finlanda i kanë nga 3, Finlanda do të donte që Danimarka ta fitonte takimin ndaj Rusisë, për shkak që Finlanda e ka mposhtur Danimarkën në përballjen direkte dhe kështu do ta merrte vendin e dytë. Por, kjo nuk vlen nëse Finlanda mposhtet nga Belgjika, pasi që nëse të trija skuadrat janë më pikë të barabarta, shikohet golaverazhi, e aty Finlanda do të renditej pas Danimarkës, nëse kjo e fundit e mposhtë Rusinë.

Në anën tjetër, nëse llogaritim që Finlanda nuk fiton ndaj Belgjikës, Rusia me një pikë ndaj Danimarkës, renditet para Finlandës në grup. Pa harruar, skuadrat mund ta arrijnë 1/8 e finales edhe nga vendi i tretë i grupeve, por ajo varet shumë nga pikët e skuadrave në të gjitha grupet, pasi që tutje kalojnë 4 vendet e treta më të mira nga 6 sa janë gjithsej.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani