Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita 12 - Anglia në presion, Kroacia ende shpreson

Dita 12 - Anglia në presion, Kroacia ende shpreson


22 June, 2021 @8:30

Kanë filluar të caktohen çiftet e para të 1/8 së finales dhe shumë shpejt do t´i mësojmë të gjitha.

Dy çiftet e para të 1/8 janë Uellsi - Danimarka dhe Italia - Austria, e gjashtë çiftet tjera do t´i mësojmë brenda pak ditëve, për të hyrë kështu në fazën e eliminimit direkt.

GRUPET EURO2020

Fakti që edhe vendet e treta të grupeve mund ta arrijnë fazën e eliminimit direkt ia ka humbur pak “bukurinë” ndeshjeve të fazës grupore, mirëpo nuk është hera e parë e as e fundit që UEFA krijon rregulla të reja për përfitime ekonomike dhe as që ia vlen të diskutohet kjo punë.

Ndërkohë, sonte luhen dy ndeshjet e fundit të grupit D, dy ndeshjet e vetme të ditës.

Me fillim nga ora 21:00, Kroacia luan me Skocinë, kurse Republika Çeke përballet me Anglinë.

Kroacia do të kërkojë ta fitojë ndeshjen ndaj Skocisë për të shpresuar në kualifikim¨qoftë edhe nga vendi i tretë, por nëse Anglia e mposhtë Çekinë dhe Kroacia e fiton ndeshjen e saj, Kroacia mund të kualifikohet edhe nga vendi i dytë.

Në ndeshjen tjetër, Republika Çeke e Anglia, të dyja me kualifikim të siguruar pasi që minimalisht do të jenë pjesë e vendeve të treta më të mira, do të luftojnë për vendin e parë të grupit. Në rast barazimi, në vendin e parë përfundon Republika Çeke për shkak të goldallimit më të mirë.

Pas paraqitjeve skandaloze në dy takimet e para, presioni te Southgate dhe te Anglia po shtohet gjithnjë e më tepër, sidomos nga mediat angleze, dhe një dështim eventual në ndeshjen e sontme nuk do të pritej aspak mirë.

Kujtojmë që vendi i parë i grupit të Anglisë në 1/8 e finales luan me vendin e dytë të grupit të Francës/Gjermanisë/Portugalisë, kurse vendi i dytë i grupit të Anglisë luan me vendin e dytë të grupit të Spanjës.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani