DE BIASI
Do të frikësonim çdo kundërshtar
21 June, 2016 @15:28
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një bisedë me italianen La Repubblica ka bërë të ditur se në rast kualifikimi për të tetën e finales, Shqipëria do t’i shkakonte telashe çdo kundërshtari.
“Tash po stërvitemi më lehtë dhe pa presion, derisa të kuptojmë fatin e qëndrimit apo jo në Francë. Do të bëjmë tifozllëk për skuadrat rezultatet e të cilave na konvenojnë neve, natyrisht aty bën pjesë edhe Italia,” ka thënë De Biasi ndër të tjera.
Dhe…
“Shikoni… Po të shkojë Shqipëria në të tetën e finales do të frikësonte të gjithë kundërshtarët. Neve na është dashur vetëm të shënojmë njëherë... tash është ndryshe,” ka shtuar ai.
Shqipëria ka përfunduar në vend të tretë të Grupit A me një fitore nga tre ndeshje dhe pret të sheh veten te katër më të mirët e vendeve të treta për të siguruar të tetën e finales.