TITE
Ky është trajneri i ri i Brazilit
21 June, 2016 @10:39
Ish trajneri i Corinthiansit, Tite, do të jetë pasardhësi i Carlos Dungës në detyrën e trajnerit të reprezentacionit të Brazilit.
Pas eliminimit të turpshëm nga Copa America 100, Dunga u largua nga detyra e tij e trajnerit dhe 55 vjeçari tashmë u zyrtarizua edhe nga Federata e Futbollit të këtij vendi (CBF).
Adenor Leonardo Bacchi - është emri i plotë i Tites që gjatë karrierës së tij ai ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme braziliane.