GJOBA
€100’000 gjoba për ndërprerje
21 June, 2016 @8:14
Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) është gjobitur me 100 mijë euro nga UEFA-ja për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët kroatë në ndeshjen e kaluar të Grupit D, Kroacia - Çekia, që përfundoi 2-2.
Flakadanë, përleshje në tribuna dhe ndërprerje disa minutëshe të ndeshjes kishin shkaktuar trazirat e ‘të flaktëve’ kroatë në këtë përballje.