MEDIA
Fenerbahçe para nënshkrimit me holandezin
21 June, 2016 @10:34
Futbollisti holandez, Gregory van der Wiel, është parë sot nga mediat turke të jetë futur në zyret qendrore të nënkampionit të Turqisë, Fenerbahçe.
Burimet e NTV-së kanë bërë të ditur se mbrojtësi holandez 28 vjeç pritet të arrijë marrëveshje përfundimtare sot me kanarinat e Stambollit.
Van Der Wiel së fundi ka luajtur për ekipin kampion të Francës, Paris St Germain.