BULLETIN NR 12 @ EURO2016
Buletini 12: Ditët e shpresës
Buletini i 12 i EURO2016
21 June, 2016 @9:11
100’000 TE DE BIASI
Selektori i kombëtares shqiptare ka arritur numrin e 100 mijë përcjellësve në Facebook dhe u ka thënë të gjithëve: Grazie - Falemnderit. I ka pasur afro 80 mijë para europianit.
MOS BLENI ‘PUMA’
Fanellat e shkyera të Zvicrës në ndeshje ndaj Francës janë bërë objekt talljeje në mbarë botën. Ndërsa kësaj i kontriboi shumë edhe Xherdan Shaqiri që sipas Blickut ka thënë: Shpresoj që Puma nuk prodhon kondomë.
KOMBINIMET PËR SOT
Sot duhet që Turqia të mposht Çekinë saktë 1-0, ose të barazojë me cilindo rezultat që Shqipëria t’i shtojë gjasat për të tetën e finales.
Por, para kësaj Gjermania duhet të shkelë Irlandën Veriore duke e mposhtur 4-0.
Shpresa, vdes e fundit - faktikisht në ndeshjet e nesërme.
MIRATOHET MILIONËSHI
Shteti i Shqipërisë ka miratuar bonuset për fitoren ndaj Rumanisë dhe hiç më pak se 1 milionë euro do të derdhen në llogarinë e FSHF-së si shpërblim për kuqezinjtë për 3 pikëshin historik.
PO TË VAZHDOJMË
Po doli ndonjë kombinim nga ndeshjet e mbetura të grupeve të EUROs dhe Shqipëria vazhdoi garimin në EURO2016 prej të tetës së finales… Uh… e paimagjinueshme çfarë do të bënin Tifozat Kuq e Zi në të gjitha anët e Francës.
TOPI I RI
UEFA ka prezentuar topin e ri të Adidasit me të cilin do të zhvillohen ndeshjet prej të tetës së finales së EURO2016. E ditë më parë, si për baksuzllëk, një top u shpërthye gjatë ndeshjes.
LIDERI I VËRTETË
Uellsiani Gareth Bale është treguar të jetë lider i vërtetë i ekipit deri më tani. Ai ka shënuar tre gola, për të dalë i pari në listën e shënuesve të EUROs, ndërsa ka udhëhequr ekipin si një lider i vërtetë në fitimin e Grupit B të EURO2016 duke e lënë Anglinë pas.
TIFOZI
Çfarë të shtohet më shumë për këtë tifoz anglez djathtas?
TURQIA NË BELA
Rezultatet jo të mira të Turqisë burojnë diku. E përditshmja Fanatik duke analizuar fotografitë e stërvitjes së fundit të reprezentacionit ka nxjerrë këtë pamje.