RUSIA
Dorëheqja e parë në EURO 2016
21 June, 2016 @11:44
Trajneri i Rusisë, Leonid Slutsky, pas eliminimit të skuadrës, ka dhënë dorëheqjë nga posti i tij.
Slutsky, pas ndeshjes së fundit në Grupin B ndaj Uellsit ka thënë:
“Pas një performance të tillë në një garë si kjo duhet dikush tjetër ta përgatit këtë skuadër, kërkoj falje për futbollin që e treguam, nuk e merituan këtë futboll tifozët që dhanë përkrahje për ne”.
Rusia pas tre ndeshjeve grumbulloi vetëm një pikë, duke mbetur baraz me Anglinë në ndeshjen e parë.