PARA NDESHJES: ATLETICO-LEICESTER

Do të jetë ngushtë
12 April, 2017 @12:33
Leicester City ka arritur për herë të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe me të parën ka shkuar në çerekfinale të garës.
A do të vazhdojë apo jo befasia e këndshme angleze mbetet të shihet në dy ndeshjet ndaj Atletico Madridit.
Por, Diego Simeone, trajner i madrilenëve mendon ndryshe.
“Nuk besoj se ata do të na presin. Ata do të kërkojnë të luajnë lojën më të mirë të tyre dhe të janë komod në fushë. Nuk imagjinoj asnjërën ndeshje me rezultat të thellë, duke parë cilësitë e dy skuadrave. Do të jetë vështirë, por me këmbë në tokë do të jemi ne,” ka thënë argjentinasi Simeone, që është duke kërkuar finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në vitet e fundit.
PIKAT KRYESORE:
-Gameiro dhe Tiago mungojnë te Atletico për shkak të lëndimit.
-Në katër ndeshjet e kaluara, Atletico ka 3 fitore dhe 1 barazim.
-Atletico asnjëherë nuk është mposhtur nga ekipet angleze (5 fitore, 5 barazime).
-Dy nga tre kampanjat e mëhershme të Leicesterit, janë ndalë nga Atletico!
-Leicester ka eliminuar një skuadër spanjolle, Sevillën, për të arritur në çerekfinale.
SI I ARRITËN ÇEREKFINALET?
Atletico Madrid mposhti Bayer Leverkusenin në të tetën e finales për të arritur këtu. Në ndeshjen e parë në Gjermani, madrilenët fituan 4-2, ndërsa në atë të kthimit në Spanjë, rrjetat mbetën të qeta, 0-0, që ishte mjaft për Atleticon.
Arritja në çerekfinale për Leicester Cityn ka qenë pika e shkëputjes së këtij stinori. Kur gjithçka shkonte keq, një gol i Jamie Vardyt në Sevillë i dha shumë shpresa djemve të Claudio Ranierit në humbjen 2-1. Një dyjavësh i ngjeshur dhe me Craig Shakespearein në krye, Leicester City mposht andaluzianët 2-0 në duelin kthyes për të arritur historinë e klubit.