Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I PRISHTINËS SHPRESON

Do të kthehemi

Trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj/ Foto: prishtinafc.com

Do të kthehemi


29 November, 2015 @18:27

Sami Sermaxhaj ka regjistruar tek fitoren e dytë me Prishtinën, prej se është duke e zëvendësuar Ramiz Krasniqin në krye të shtabit teknik. 

Prishtina shënoi fitore në minutat shtesë të takimit ndaj ekipit mitrovicas me golin e kapitenit Driton Krasniqi. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

“Ishte shumë lojë e vështirë, më shumë në aspektin psikologjik. Ne patëm nevojë shumë për këto tre pikë edhe pse sot futbollistët patën angazhimin maksimal dhe krijuan epërsi me dy gola. Pastaj ideja ishte të administronim lojën, mirëpo shpesh herë nga presioni i pozitën në tabelë nuk po mundemi të ruajmë përqendrimin dhe gabuam në pësimin e golave në dy raste shumë naive. Për mbijetesë...unë besoj, Prishtina e ka kryesinë shumë më përvojë dhe ata do të gjejnë mënyrën më të mirë për të ngritur nivelin aty ku e ka vendin. Nuk është më rëndësi individi, por klubi e nganjëherë i ndodh edhe klubeve tjera që të ndodhen në këso situata. Por, kryesia do të gjejë mënyrën me të mirë që Prishtina të mbërrij aty ku duhet të jetë. Por, është e vërtetë se këta gjashtë muaj nuk do të jenë të lehta për Prishtinën,” ka thënë Sermaxhaj, shkruan faqja zyrtare e klubit bardhekaltër sot. 

RAPORTI I NDESHJES

Me këtë ndeshje, edhe ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligë për ekipet në fjalë, derisa të mërkurën luhet ndeshja e fundit për gjysmëstinor në Superligë, para pushimit të gjatë dimëror, ku ekipet do të nisin të përgatiten e përforcohen për pjesën përfundimtare të stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga