LIPJAN

Dorëhiqet kryesia e KF Arbëria
29 November, 2021 @15:03
Skuadra e Arbërisë që po mëton të rikthehet në Superligë nga Liga e Parë, sot ka marrë lajmin se kryesia e klubit është dorëhequr.
Kryetari i klubit Jahir Krasniqi dhe kryesia kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub, ndërsa klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit të Dobrajës së madhe, me ç‘rast i hapet rruga për tu shndërruar në Shoqëri Aksionare.
NJOFTIMI I PLOTË:
29 Nëntor 2021, Lipjan | Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje
Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.
Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.
KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.
Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.
Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.
Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.
Me respekt!
KF Arbëria