Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI

Dorëhiqet trajneri i Dukagjinit

Dorëhiqet trajneri i Dukagjinit


27 October, 2019 @16:52

Përmes një postimi në Facebook, Xhengiz Rexhepi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga roli i kryetrajnerit të Dukagjinit nga Klina.

Trajneri shkupjan vendimin e mori pas humbjes së pësuar sot nga Ballkani në Suharekë, ndërkohë që në postimin e tij shkroi që për shkak të rezultateve të dobëta, ishte përgjegjësi e tij morale që të dorëhiqet nga detyra. Më tutje, ai falënderoi tifozët dhe gjithë klubin nga Klina për bashkëpunimin korrekt.

TABELA AKTUALE

Pas 12 xhirove, Dukagjini nga Klina ndodhet i fundit në klasifikim, ndërsa zëvendësuesin e Rexhepit e pret një punë e madhe në tentim për ta shpëtuar skuadrën nga rënia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga