Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQIA - SHQIPËRIA

Dorëzohemi në fund, ia “falim” fitoren Turqisë

Foto: D.SH / TOPSPORTI

Dorëzohemi në fund, ia “falim” fitoren Turqisë


11 October, 2019 @22:43

Në takimin e luajtur sonte në Stamboll, Shqipëria është mposhtur në çastet e fundit të ndeshjes nga Turqia, 1-0.

Me pjesën e parë që përveç tensioneve e kartonëve nuk dhuroi shumë futboll, pjesa e dytë ishte më e gjallë, me Shqipërinë që qëndronte lartë në fushë dhe sulmonte pa frikë.

Rastet më të mira për vendasit u shfaqën përmes goditjeve të Tufan e Calhanoglu, kurse për Shqipërinë rastet më të mira u shfaqën për Rey Manajn, i cili rrezikoi 3-4 herë portën turke sonte. Rastin më të mirë Manaj e kishte në minutën e 76’, kur gaboi pranë portës pothuajse të zbrazur pas një topi të ardhur nga Roshi prej krahut të majtë.

Rastet e shpërdoruara Shqipërisë iu kthyen “boomerang”, me vendasit që në minutën e 90’ të ndeshjes e shfrytëzuan maksimalisht një mosmarrëveshje të Thomas Strakoshës e Ardian Ismajlit, për të shënuar përmes sulmuesit Cenk Tosun dhe për ta fituar ndeshjen me rezultatin final 1-0.

GRUPET DREJT EURO2020

Kjo fitore bën që Turqia ta vazhdojë ta mbajë kreun e grupit, kurse gjasat e Shqipërisë për kalim të grupit tashmë janë shuar plotësisht.


 
Të gjitha lajmet nga