Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Dështon Dortmund

REUTERS/Ina Fassbender

Dështon Dortmund


8 December, 2012 @18:02

Bayern Munchen ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj kundërshtarit Augsburg. Derisa Xherdan Shaqiri nuk u paraqit për asnjë minutë në lojë ishin Thomas Muller dhe Mario Gomez shënuan për fitoren 0-2 të bavarezëve.

Borussia Dortmund nuk ka arritur t’i bëj ballë Wolsburgut të etur për fitore. Ekipi i Lorenz Kostnerit ka arritur që të përmbyes epërsinë e kampionit, pas penalltisë së shkaktuar nga Marcel Schmelzer, që u ndëshkua me të kuq.

Prej këtij momenti Wolfsburgu ktheu epërsinë në të mirë të tij 1-2, e pas barazimit nga Jakub Blaszczykoëski në 2-2, ishte Bas Dost që ia dha goditjen përfundimtare kampionit, 2-3.

Edhe Schalke ka dështuar në ndjekje të Bayernit, që po e zgjeron epërsinë. Të kaltrit mbretëror, kanë humbur nga Stuttgarti, ku boshnjaku Vedad Ibisevic ka shënuar hat-trick.

Prej shqiptarëve në Bundesligë, vetëm Mërgim Mavraj është paraqitur sot 90 minuta për ekipin e tij Greuter Furth, mirëpo nuk ka arritur të evitojë humbjen.

REZULTATET:

Augsburg - Bayern 0-2

Dortmund - Wolfsburg 2-3

Stuttgart - Schalke 3-1

Freiburg - Greuter Furth 1-0

Nurnberg - Fortuna 2-0


 
Të gjitha lajmet nga