LAVEZZI

REUTERS/Arkiv
Drejt Liverpoolit
14 January, 2015 @10:59
Sulmuesi i kombëtares së Argjentinës dhe i Paris St Germainit, Ezequiel Lavezzi, po përfolet sot si një kalim i mundshëm te Liverpool.
Kjo pasi që Paris St Germain është duke shikuar të lirohet nga futbollistët për të përmirësuar gjendjen e Fair Playit Financiar dhe Lavezzi që merr mbi 4 milionë euro rrogë vjetore, duket si zgjidhje ideale për ekipin nga kryeqyteti i Francës.
PSG, me shitjen potenciale të Lavezzit drejt Liverpoolit, që është i interesuar që moti për argjentinasin, do të tentojë të blejë mesfushorin e Benficës, Nico Gaitan.
E Liverpooli për blerjen e Lavezzit duhet të paguajë nën 10 milionë euro, që nuk shihet të jetë problem për ekipin e Anfield Road, ka shkruar sot Expressi britanik.
Argjentinasi 29 vjeç dallohet për shpejtësinë e tij, depërtimet nga krahu për në zonë të rreptësisë.