Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - DRENASI

Drenasi fiton pas 6 xhirove, e para nën drejtimin e Krasniqit

Foto: KF Istogu / FB

Drenasi fiton pas 6 xhirove, e para nën drejtimin e Krasniqit


19 April, 2022 @15:52

Në “Demush Mavraj” të Istogut, sot Istogu vendas u përball me Drenasin në kuadër të Grupit A të Ligës së Parë.

Këtë takim në fund e fitoi Drenasi me rezultat 1-2 (Erjon Qeta 2’ / Shpresim Zogu 9’, Albion Ramaj 40’).

Erjon Qeta ia dha epërsinë Istogut që në minutën e dytë, ndërsa më pas Drenasi shënoi dy herë deri në fundin e pjesës së parë.

Fillimisht Shpresim Zogu shënoi për 1-1 në minutën e 9’, e pastaj për 1-2 topin në rrjetë e çoi Albion Ramaj (40’).

TABELA AKTUALE

Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Drenasit - fitorja e parë pas 6 xhirove për këtë skuadër.

Njëkohësisht, kjo ishte fitorja e parë e Drenasit nën drejtimin e trajnerit Leotrim Krasniqi, i cili debutoi xhiron e kaluar në barazimin pa gola ndaj Trepçës.

Triumfi i sotëm i jep shpresë për mbijetesë në Ligë të Parë Drenasit, kurse Istogu për momentin renditet i gjashti në Grupin A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë