Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKENDERAJ

Drenica prezantoi 10 transferime, në ditën e fundit të afatit kalimtar

Drenica prezantoi 10 transferime, në ditën e fundit të afatit kalimtar


6 February, 2022 @9:07

Drenica sot luan ndaj Prishtinës në kuadër të së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa dje prezantoi 10 përforcimet e reja në skuadër, pasi që zhytja në krizë financiare largoi thuajse pjesën më të madhe të lojtarëve që mbajtën barrën e ekipit gjatë vjeshtës në Superligë.

Kështu, ekipi kuqezi nga Skenderaji ka bërë të ditur se ka shtuar në skuadër lojtarë me emra për të vazhduar denjësisht stinorin 2021/22.

Kastriot Rexha, Berat Ahmeti, Azem Bejta, Florian Smakiqi, Bleon Sekiraqa, Alban Shabani, Gentris Leci, Luan Dobra, Albin Kapra dhe Arlis Shabani - janë dhjetëshja e futbollistëve të prezantuar dje nga klubi i Drenicës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës