Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EREDIVISIE

Dresevic ndër më të mirët në barazim

Dresevic ndër më të mirët në barazim


17 January, 2021 @16:44

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic, ka qenë ndër më të dalluarit në ndeshjen e kampionatit holandez që u zhvillua ndërmjet skuadrës së tij Heerenveen dhe skuadrës kundërshtare, Venlo.

Dresevic që luajti gjatë tërë ndeshjes, ishte shtylla kryesore e mbrojtjes së Heerenveenit, duke kontribuar që ekipi i tij të nxjerrë një pikë në udhëtim pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Paraqitja e mirë e Dresevicit u vlerësua edhe nga SofaScore, që e notoi futbollistin me notën 7.6, si lojtari i dytë me notën më të lartë në këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga International