FRANCA
‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe
12 June, 2018 @17:53
‘Dridhet’ Franca, lëndohet Mbappe!
Është ky lajmi i fundit që vjen nga Rusia. Këmbëshpejti Mbappe raportohet të ketë pësuar një lëndim në nyje pas një ndërhyrjeje tejet të ashpër nga Adil Rami në stërvitje, ndërhyrje e cila ka bërë që i riu francez të detyrohet të largohet me dhimbje nga stërvitja e sotme.
ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018
Raporte të tjera momentalisht nuk ka, mirëpo një mungesë e Mbappes në Botëror do të ishte fatale për ‘Les Bleus’.