VËLLAZNIMI
Gani Sejdiu vazhdon me Vëllaznimin
12 June, 2018 @13:27
Përkundër rënies nga elita e futbollit kosovar, skuadra e Vëllaznimit ka vazhduar bashkëpunimin me Gani Sejdiun, trajnerin që e drejtoi këtë skuadër në xhirot e fundit të edicionit që e lamë pas.
Përveç konfirmimit të Sejdiut si trajner për sezonin e ardhshëm, klubi gjakovar ka njoftuar vazhdimin e kontratës me 11 nga lojtarët që ishin pjesë edhe sezonin e kaluar, ndërsa janë paralajmëruar edhe 3-4 përforcime që do të zyrtarizohen javët e ardhshme.