Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Stadiumet e Botërorit, ndryshe

Foto: GoogleImages

Stadiumet e Botërorit, ndryshe


Shkruan: LUAN MORINA

12 June, 2018 @1:04

Pamje ndryshe nga stadiumet e Rusisë, që do të jenë nikoqire të Kampionatit Botëror.

OTKRITIE ARENA – Moskë

Të jesh ekipi i dytë më i suksesshëm në Bashkimin Sovjetik dhe kampion rekord me dhjetë tituj në Rusinë e përvetësuar, e të mos kesh stadiumin është një ironi në vete. Ekipi i Spartakut të Moskës shumicën e kohës e ka kaluar duke u shëtitur nëpër stadiume të ndryshme në kryeqytetin rus.

ORARI, NDESHJET DHE TABELAT - RUSIA 2018

Pjesë e Shoqërisë Sportive Spartak, klubi i futbollit ishte privatizuar në vitin 200 nga Andrei Chervichenko. Por, vetëm kur njëri prej aksionarëve të Lukoil, Leonid Fedun mori ekipin në pronësi. Vetëm atëherë ishin marrë hapa konkret për stadiumin e ri dhe Otrikitie Arena kishte nisur të ndërtohej në qershor të vitit 2007. Emrin Otrikitie do e merrte vetëm në vitin 2013, me sponsor bankën me të njëjtin emër. Kontrata gjashtë vjeçare do të përfundojë më 2020, derisa stadiumi ishte hapur në shtator të vitit 2014, kur Spartaku i Moskës do të luante baras me Crvena Zvezdën e Beogradit.

Kapaciteti dhe kushtet

Stadiumi ka kapacitet prej 45.360 ulëseve. Mesatarisht Spartaku ka rreth 30 mijë shikues, me rekordin prej 44.884 shikuesve në derbin e Moskës kur Spartaku priste CSKA-në në vitin 2016. Stadiumi ishte ndërtuar për katër vite, nga tetori i vitit 2010, deri në vitin 2014, me kosto totale prej 340 milion dollarëve, derisa plani fillestar ishte që të posedonte vetëm 35 mijë ulëse. Me fitimin e të drejtave për organizimin e Kupës së Botës, kapaciteti ishte shtuar për shtatë mijë vende, për t’u shtuar edhe për pesë mijë tjerë më pas. Vonesa prej gurthemelit në vitin 2007 deri në nisjen e ndërtimit tri vite më vonë, kishin të bënin me krizën financiare të vitit 2008.

Otkritie Arena

Otkritie Arena gjendet në veri-perëndim të Moskës, rreth 14 kilometra larg qendrës së kryeqytetit rus. Një fakt interesant është që gjatë endjes nëpër stadiume të ndryshme të qytetit, Spartaku kishte zhvilluar një ndeshje futbolli, ekzibicionale, në Sheshin e Kuq.

ORARI, NDESHJET DHE TABELAT - RUSIA 2018

Vitin e kaluar, Otkritie Arena kishte qenë arenë e katër përballjeve në Kupën e Konfederatave, kështu që shumica e shikuesve janë të njohur me konstruktin e këtij stadiumi. Që nga ndeshja ndërmjet Kilit e Kamerunit, deri tek ajo për vendin e tretë ndërmjet Portugalisë e Meksikës, mesatarisht rreth 38 mijë shikues kishin përcjellë të katër ndeshjet. Rusia kishte humbur nga Portugalia në këtë stadium, me 42.759 shikues të pranishëm.

Programi

Në Kupën e Botës këtë vit, Otkritie Arena do të jetë arenë e pesë ndeshjeve. Katër nga to janë ndeshje të fazë së grupeve. Më 16 qershor, Argjentina pret Islandën në ora 15; më 19 qershor Polonia dhe Senegali luajnë nga ora 17; e më 23 qershor, Belgjika ndeshet me Tunizinë, në ora 14. Ndeshja e fundit në grupe është ajo ndërmjet Serbisë dhe Brazilit, më datë 27 qershor në ora 20.

Faza eliminatore do të sjell fituesin e grupit H kundër të dytit në grupin G, me datë 3 korrik në ora 20:00. Kështu mund të ndodh që Belgjika ose Tunizia nga grupi G, dhe Polonia apo Senegali nga grupi H, të luajnë dy herë në stadiumin e Spartakut të Moskës.

NIZHNY NOVGOROD STADIUM - Nizhni Novgorod

Realizmi socialist është një lloj arti që veçohet për portretizimin e vlerave të komunizmit me një pasqyrë realiste. Është një stil që është përdorur në Bashkimin Sovjetik gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX. Maxim Gorky njihet si babai i këtij stili, ndonëse ka vdekur në vitet e para të adaptimit si stil zyrtar në Bashkimin Sovjetik. Gorky ka vdekur në Moskë, ndërsa ka lindur në Nizhny Novgorod. Nizhny Novgorod deri në vitin 1990 është quajtur Gorky, si nderim për veprën e Maxim Gorkyt.

ORARI, NDESHJET DHE TABELAT - RUSIA 2018

Qyteti me një e çerek milioni banorë është themeluar në shekullin XIII dhe ka rreth 400km largësi nga Moska. Si një pikë strategjike e Bashkimit Sovjetik, qyteti që nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1990 ka qenë ‘qytet i mbyllur’ – një epitet që u është dhënë qyteteve me rëndësi të veçantë në Bashkimin Sovjetik, të cilat kanë pasur interes të lartë kombëtar si qendra ushtarake e të ngjashme.

Pa histori sportive

Nizhny Novgorod nuk është një qytet me histori të madhe sportive. Ekipi i hokejit mbi akull, Torpedo garon në Ligën Kontinentale të Hokejit mbi akull – KHL, derisa klubi më i vjetër është ai në bandy – një sport i popullarizuar në Rusi dhe të cilin keni mundur ta hasni vetëm në librat e bastoreve. Ekipi i bandyt, Start është themeluar në vitin 1932.

Ekipi i futbollit Olimpiyets është themeluar në vitin 2015 dhe garon në kategorinë e dytë ruse. Në basketboll, BC ka qenë gjysmëfinalist i Eurocup në vitin 2004.

Speciale për Botëror

Stadiumi Nizhny Novgorod është ndërtuar enkas për Kupën e Botës të këtij viti. I ndërtuar me konceptin e inspiruar nga regjioni në të cilin është ky qytet – në Volga, ndërlidh ujin dhe erën. Stadiumi është në pjesën historike, me një fasadë që i jep formën e pjatës stadiumit. Do të ketë kapacitet prej 45.331 shikuesve, e pas Kupës së Botës do të vazhdoj të shfrytëzohet nga ekipi Olimpiyets. Ndërtimi ka nisur në vitin 2014, derisa ka përfunduar në mars të këtij viti. Ka kushtuar 230 milion euro.

Nizhny Novgorod

Gjatë ndërtimit, në tetor të vitit 2017, një muaj pas veshjes së kulmit, një zjarr kishte kapluar stadiumin duke prodhuar re të tymit të zi. Saldimi i pjesës së komentuesve kishte shkaktuar këtë zjarr, i cili nuk ishte hera e parë që shfaqej në stadiumet e kësaj Kupe të Botës.

Programi

Argjentina, Anglia, e një çerekfinale do të jenë pjesë e pesë ndeshjeve që do të zhvillohen në këtë stadium. Suedia dhe Koreja Jugore hapin stadiumin më 18 qershor në ora 2. Argjentina me Kroacinë ndeshen tri ditë më vonë, më 21 qershor në ora 8. Më 24 qershor në ora 2, Anglia pret Panamanë. Më 27 qershor, në ora 8, Zvicra ndeshet me Kosta Rikën.

ORARI, NDESHJET DHE TABELAT - RUSIA 2018

Fituesi i Grupit D, dhe i dyti në grupin C luftojnë për çerekfinale me datë 1 korrik në ora 8. Çerekfinalja që përfshinë fituesit nga ndeshjet 1C/2D dhe 1A/2B zhvillohet po ashtu në këtë stadium, më 6 korrik në ora 4.

CENTRAL STADIUM – Ekaterinburg

Elefantët e Brazilit më së shumti të kujtojnë ato arenat e Athinës të kthyera në gërmadha pas Olimpiadës të para 15 viteve. Me koston e lartë të organizimit të Kupës së Botës, deri tani FIFA ka kërkuar renovimin dhe modernizimin e stadiumeve, por më së shumti ndërtimin e tyre nga fillimi. Në mosgatishmëri për të bërë këtë, janë përzgjedhur vende kontroverse në politikat perëndimore, si Rusia, e mbi të gjitha Katari. Me gjasë të madhe e radhës do të jetë Maroku, për një votim më shumë politik se sa racional.

ORARI, NDESHJET DHE TABELAT - RUSIA 2018

Njëri nga stadiumet më të çuditshëm që mund të hasni, jo vetëm nga dymbëdhjetë sosh në Rusi, por edhe në mbarë botën është Central Stadion në Ekaterinburg. Stadiumi ka të shtuar rreth 12 mijë vende në një hapësirë të zgjatur pas portave, për të arritur totalin prej 35.696 ulëseve. Kjo shtesë do të largohet pas Kupës së Botës, për të kthyer kapacitetin në 23 mijë, sa do të shërbej jo vetëm për ekipin lokal, Ural.

Central Stadium Ekaterinburg

Me rreth 1 milion e 350 mijë banorë, Ekaterinburg është qyteti i katërt më i madh në Rusi, derisa quhet edhe si kryeqyteti i tretë rus, për shkak të pozitës që zë në ekonominë ruse. I themeluar në shekullin e XVIII, e i emëruar nga Pjetri i Madh pas gruas së tij, Ekaterina, qyteti është pjesë e rrugës siberiane e cila e vë Ekaterinburgun si grykë derdhjeje për Siberinë e pasur me resurse natyrore. Në këtë Kupë të Botës, është qyteti më lindor rus, duke e bërë stadiumin të jetë i vetmi në pjesën aziatike të Rusisë.

Qindra medalje

Emri i klubit të futbollit, Ural, rrjedh nga mali Ural që veçohet si ndarëse gjeografike të Evropës dhe Azisë. Ekipi i futbollit, ndonëse me histori 98 vjeçare, kurrë nuk ka fituar titull kombëtar, ndonëse së fundmi është pjesë e kohëpaskohshme e Premjer Ligës ruse. Ekipet e femrave në volejboll – Uralochka dhe në basketboll UGMK, janë ndër më të mirat në Rusi, duke pasur edhe tituj evropian në vete. Ekipi i Avtomobilist është pjesë e ligës profesioniste KHL, gjersa rajoni i Eketarinburgut ka 1728 arena sportive, përfshirë 16 stadiume me tribuna, 440 salla gjimnastike dhe 45 pishina noti. Janë 137 medalje olimpike, që e vendosin Ekaterinburgun para 170 shteteve, në listën me më së shumti medalje olimpike në histori.

12 mijë plus

Që nga viti 1900, arena e tanishme kishte shërbyer së pari si velodrom çiklizmi e arenë e garave tjera, kryesisht të atletikës, për t’u kthyer në stadium në vitin 1920. Si një arenë shumë-sportive, në rindërtimin e vitit 2006, para se Rusia të fitonte organizimin e kësaj Kupe të Botës, etapat e atletikës ishin ruajtur, për t’u zëvendësuar përsëri me qëllim të ngritjes së kapacitetit. Me ngritjen e çatisë, nuk ishte arritur qëllimi primar për 40 mijë ulëse. Në marrëveshje me FIFA-n, ishte aprovuar plani i fundit për të ndërtuar sasinë e ulëseve shtesë jashtë stadiumit, të cilat do të siguronin 12 mijë shikues më shumë.

Programi

Në formatin e tanishëm, stadiumi është inauguruar para dy muajve. Më parë, në vjeshtën e vitit 2012, përfaqësuesja U21 e Rusisë kishte zhvilluar tri ndeshje ndërkombëtare. Këtë verë, në Ekaterinburg, në Tsentralyni Stadium do të zhvillohen katër ndeshje, të gjitha nga faza grupore.

ORARI, NDESHJET DHE TABELAT - RUSIA 2018

Egjipti pret Uruguain të premten në ora 14; Franca dhe Peru ndeshen me datë 21 qershor në ora 17; tri ditë më vonë në të njëjtën kohë Japonia pret Senegalin; dhe me datë 27 qershor, në ora 16:00, Meksika dhe Suedia vendosin për kalimin në fazën eliminatore.


JUSTIN KLUIVERT

Për 20 milionë euro te Roma

Serie A/International/Transfere

Për 20 milionë euro te Roma

12/06/18 @ 00:35

GERARD DEULOFEU

Watford blen lojtarin e Barcelonës

Premier League/La Liga/Transfere

Watford blen lojtarin e Barcelonës

12/06/18 @ 00:30

FORZA

Dy transfere nga Superliga te Vushtrria

FFK Liga e parë/Transfere

Dy transfere nga Superliga te Vushtrria

12/06/18 @ 00:14

NGA LIRIA

Kocev kthehet në Maqedoni

FFK Superliga/International/Transfere

Kocev kthehet në Maqedoni

12/06/18 @ 00:00

NAPOLI

Simone Verdi zyrtarisht te Napoli

Serie A/Transfere

Simone Verdi zyrtarisht te Napoli

11/06/18 @ 23:09

ANDREA PIRLO

Pirlo: Messi mbetet prapa Maradonës

Russia 2018/International

Pirlo: Messi mbetet prapa Maradonës

11/06/18 @ 16:18

PRIZRENASI I SKËNDERBEUT

Gavazaj përsëri drejt Belgjikës

FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gavazaj përsëri drejt Belgjikës

11/06/18 @ 15:51

MONEY MONEY MONEY

Milionerët brazilian dhe ndjekësit

Russia 2018/International

Milionerët brazilian dhe ndjekësit

11/06/18 @ 15:40

DUO E RE?

Messi kërkon Griezmannin në skuadër

Russia 2018/La Liga/International/Transfere

Messi kërkon Griezmannin në skuadër

11/06/18 @ 15:12

ZYRTARE

Vieira trajner në elitën franceze

Ligue 1/Transfere

Vieira trajner në elitën franceze

11/06/18 @ 14:35

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018