DUO E RE?
Messi kërkon Griezmannin në skuadër
11 June, 2018 @15:12
Super ylli argjentinas, Lionel Messi, është duke kërkuar titullin në Botërorin e sivjetëm që do të mbahet në Rusi.
Messi ka thënë se në 3 finalet e fundit kanë dështuar, derisa sivjet duke fituar Kupën Botërore, mund të harrojnë dështimet.
Argjentinasi 30 vjeçar, me Barcelonën është duke synuar Ligën e Kampionëve, e për këtë ka thënë se nevojiten lojtarët si Griezmanni.
“Për ta prekur majen në Ligën e Kampionëve, duhemi që të shtojmë në skuadër lojtarë të mirë, e Griezmanni është njëri prej tyre, nëse e shtojmë në skuadër Griezmannin, do të emocionohem shumë, por këtë nuk e caktoj unë, për këtë çështje kujdeset drejtori sportiv”. ka thënë Messi, shkruan SkySports.
Argjentina në Kupën Botërore, gjendet në Grupin D me Nigerinë, Kroacinë dhe Islandën.