NË POZHARAN
Vllaznia konfirmon trajnerin pas rënies
11 June, 2018 @12:21
Pas stinorit historik të kaluar në Superligë të Kosovës, Vllaznia e Pozharanit i është kthyer Ligë së Parë të futbollit, pasi që nuk arriti të mbijetojë aty.
Mirëpo, ekipi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe për një stinor me trajnerin aktual, Agron Selmani.
Njejtë, klubi ka bërë të ditur se edhe të gjithë lojtarët që kanë kontrata me ekipin do të vazhdojnë të mbesin në skuadër.
Selmani kishte zëvendësuar Bylbyl Sokolin te Vllaznia në xhiron e 19, pasi që ky i fundit ishte larguar nga ekipi kur gjasat për mbijetesë në Superligë, u zbehën.