CARIOCA
Prej përkundjes te telefonata
10 June, 2018 @19:23
Dikur Brazili festonte golat në Kampionat Botëror duke përkundur fëmijën e mesfushorit Bebeto, që me Romarion shënonin në “SHBA 1994”. Me këtë lloj feste të Mazinhos, Bebetos e Romarios, Brazili kishte arritur finalen amerikane dhe me penallti kishte triumfuar ndaj Italisë për të ngritur trofeun e katërt të Kampionit Botëror.
Pas 2.5 dekadave një gjeneratë e re e kariokëve duket se do ta bëj trend festën e golave treshe me celularë.
KLIKO DHE SHIKO: ORARI, NDESHJET DHE TABELA - RUSSIA 2018
Neymar, Gabriel Jesus dhe Philippe Coutinho me golat e tyre sot në fitore ndaj Austrisë 0-3 kanë kapluar mediat botërore me lojën, por edhe kanë arsyetuar besimin e bastoreve.
Brazili i Tites është favorit për të triumfuar në Botërorin “Rusia 2018” ndërsa formacioni i selektorit brazilian është treguar të jetë i frikshëm për kundërshtarët - e Neymar i ritkthyer nga lëndimi - maestral.