EKSKLUZIVE
Ilir Syla, përfundimisht i Vëllaznimit
10 June, 2018 @16:54
Edhe pse ditë më parë u prezantua zyrtarisht te skuadra e Llapit, transferimi i Ilir Sylës te Llapi nuk do të ndodhë.
Mbrojtësi i Vëllaznimit në një bisedë me Borozani.com e ka konfirmuar personalisht që ai do të mbetet edhe më tutje te Vëllaznimi dhe nuk do të largohet nga skuadra gjakovare.
“Miqtë e mi, dua të ju informoj që për arsye personale, transferimi im te KF Llapi nuk do të ndodhë.
I kërkoj falje të sinqertë klubit të Llapit dhe e falënderoj për interesimin që e kanë shfaqur për mua si dhe korrektësinë e treguar nga ana e tyre.” - u shpreh Ilir Syla.
Siç dihet, Vëllaznimi sezonin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Parë së Kosovës, ndërsa qëndrimi i Ilir Sylës shihet si një lajm mjaft i mirë për skuadrën në fjalë.