NË PËRJETËSI
Llapi tërheq 9-shen e Vokrrit
11 June, 2018 @12:16
Si klubi i parë i tij i legjendës Fadil Vokrri, KF Llapi sot ka marrë vendim që të tërheq nga përdorimi fanellën me numër 9 - të cilën e kishte veshur ai.
Përveç tjerash njoftimi i Llapit ka bërë të ditur se skuadra ka vendosur që të realizojë muzeun kushtuar legjendës së futbollit.
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, ndërroi jetë papritmas në moshën 57 vjeçare të shtunën më 9 qershor.