ETRIT BERISHA
Edhe një Berishë te Samp?
11 June, 2018 @14:20
Pas përfoljes për kalim të mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, në drejtim të Sampdorias në Serie A, duket se edhe një shqiptar do të jetë pjesë e ekipit nga Xhenova.
Sipas raportit të Secolo XIX, lokale nga Xhenova, është fjala për Etrit Berishën, portierin aktual të Atalantas që pritet të veshë fanellën e Sampdorias.
Berisha, pritet të zë vendin e portierit Emiliano Viviano të larguar nga ekipi kaltërebardhë xhenovez, ndërsa portieri i kombëtares, Berisha 29 vjeç, pritet të mbrojë portën e ekipit.