NË DURRËS
Teuta në përgatitje, synon dy lojtarë të Lirisë
11 June, 2018 @14:30
Me kalimin e trajnerit të Lirisë nga stinori i kaluar, Bledi Shkëmbi, në drejtim të Teutës së Durrësit, duket se fatin për të qenë pjesë e Superiores shqiptare do ta kenë edhe dy lojtarë të Lirisë.
Sipas raportit të botuar sot në Panorama Sport, Florent Avdyli dhe Roni Gashi, mund të jenë opcione të Teutës së Durrësit, që këtë stinor do të drejtohet nga korçari Shkëmbi.
“Përveç mesfushorëve kosovarë, Florent Avdyli dhe Roni Gashi, me të cilët klubi është në bisedime, Teuta po monitoron me kujdes edhe disa lojtarë tjerë nga Superiorja shqiptare por edhe nga Superliga e Kosovës,” ka shkruar gazeta në fjalë sot.
Teuta do të nis përgatitjet për stinorin e ri më 5 korrik në Niko Dovana, ndërsa pas dhjetë ditëve do të udhëtojë për fazën e dytë përgatitore jashtë Shqipërisë.