FORZA
Dy transfere nga Superliga te Vushtrria
12 June, 2018 @0:14
Pas emërimit të trajnerit Samuel Nikaj, Vushtrria i bëri edhe dy transferime në skuadër nga Superliga.
Drilon Osmani që ishte pjesë e Drenicës dhe Leutrim Kadriu që luajti te Llapi, do të luajnë në stinorin e ardhshëm te Vushtrria.
Vushtrria nuk arriti të hyjë në Superligë në ndeshjen e barazhit, që humbi nga Flamurtari pas ekzekutimit të penalltive.
Bardhekaltërit që ishin kampionë të Kosovës 5 vite më parë, po kërkojnë rikthimin në Superligë gjatë stinorit 2018/19 për të siguruar elitën më 2019/20.