PRIZRENASI I SKËNDERBEUT
Gavazaj përsëri drejt Belgjikës
11 June, 2018 @15:51
Mesfushori i Skënderbeut të Korçës, Enis Gavazaj, shpejt mund të bëhet anëtar i Pro Ligës belge të futbollit.
Sipas një njoftimit të botuar në Supersport të Shqipërisë, prizrenasi Gavazaj është në bisedime me ekipin belg, Oostende, ndërsa për te interesim kanë shfaqur edhe Charleroi dhe një ekip tjetër, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai përndryshe nuk është i panjohur në Belgjikë, pasi që më parë ka qenë pjesë e Gentit dhe Roeselares.