BALLKANI
Ballkani me përforcim nga Maqedonia
12 June, 2018 @13:36
Pas inkuadrimit në Superligë, skuadra e Ballkanit është një nga skuadrat më aktive sa i përket tregut veror të lojtarëve.
Pas Leart Eminit, Besnik Krasniqit e Egzon Shabanit, skuadra e Ballkanit ka arritur transferimin e një përforcimi nga Maqedonia.
Bëhet fjalë për futbollistin Borche Manevski, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e klubit therandas.
Manevski gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra të ndryshme në Maqedoni, Tajlandë e Poloni si dhe ka qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll.
Lojtari në fjalë luan në pozicione sulmuese, derisa prezantimi i tij në ambientit e klubit të Ballkanit u bë dje.