DRITA

Drita aranzhon 3 miqësore në Ohër
22 June, 2021 @16:08
Nënkampionja e Superligës së Kosovës, Drita, po vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjet evropiane në Maqedonin e Veriut.
Drita ka aranzhuar 3 miqësore që do t’i luajë në Ohër.
Skuadra gjilanase nesër do të përballet me Llapin nga ora 16:30, kurse më 27 qershor me FK Partizanin e më 30 qershor me FC Shkupin.
Drita në raundin e parë të Conference League, do të takohet me skuadrën Decic nga Mali i Zi.