DUDELANGE - DRITA
Drita bie në pjesë të dytë, por ka shpresë
26 July, 2018 @20:21
Në ndeshjen e parë, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Eurpa Ligës, Drita pësoi me rezultat 2-1 ndaj Dudelanges së Luksemburgut.
Drita golin e gjeti në fund të pjesës së parë me Xhevdet Shabanin, pas asistimit të Betim Haxhimusës, ku skuadra gjilanase e mbylli 45 minutshin e parë në epërsi.
Ndërsa vendasit shënuan golin e barazimit në minutën e 66’ me Nicolas Perezin, derisa në minutën e 81’ nga penalltia shënoi David Turpel.
Në minutën e 80’, është ndëshkuar Endrit Krasniqi me kartonin e dytë të verdhë, i cili nuk do të luaj në ndeshjen e kthimit, pasi që u ndëshkua me të kuqe.
Sidoqoftë, Drita do të ketë mundësi ideale për të kaluar në rrethin e tretë kualifikues të Europa Ligës me një fitore 1-0 në ndeshjen e kthimit, përballje kjo që do të luhet në Adem Jashari të Mitrovicës.
Mbetet të shihet nëse futbollistët do të këndellen deri në javën tjetër dhe të mos pësojnë sikur sot, ashtu që t’i bëjnë ballë ekipit të Luksemburgut.