SHKËNDIJA - SHERIFF

Foto: KFShkendija/fb
Ibraimi me magjinë e tij, Shkëndija triumfon
24 July, 2018 @22:31
Shkëndija ka shënuar fitore në përballjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj kampionit të Molldavisë, Sheriff Tiraspol, 1-0.
Ka mjaftuar një magji e Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë (24’, 1-0)në pjesë të parë të ndeshjes për të përcaktuar fituesin në këtë përballje, ndërsa Shkëndija tash merr avantazh të konsiderueshëm para përballjes së radhës që luhet javën që vjen në Tiraspol.
Tetovarët tashmë vetëm nuk duhet të humbasin dhe me çfarëdo barazimi do të shkojnë tutje në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve në javën që vjen (31 korrik, 19:00).
Për Shkëndijën sot luajti edhe Shqiprim Taipi, të cilit i skadoi huazimi në Prishtinë dhe iu kthye radhëve të kuqezinjëve.