MEDIA TALK

REUTERS/Arkiv
Wolves para kreatorit portugez
23 July, 2018 @15:20
Skuadra e ritkhyer në Premier Ligë të Anglisë këtë stinor, Wolverhapmton Wanderers, apo siç njihen shkurt, Wolves, është shumë afër zyrtarzimit të mesfushorit të ri në skuadër.
Fjala është për lojtarin me përvojë të Portugalisë, Joao Moutinho, që pritet t’u kushtojë ujqve 5.5 milionë euro.
Kreatori i lojës së Portugalisë, Joao Moutinho, është lojtari i tretë me më së shumti paraqitje në histori të reprezentacionit me 113 ndeshje të zhvilluara. Para tij janë Cristiano Ronaldo me 154 ndeshje dhe Luis Figo me 127 sosh.
Moutinho i ka ndihmuar Monacos (ekipit të tij aktual) në rrugë drejt titullit kampion në vitin 2017, ndërsa ka shënuar 11 herë në 211 ndeshje me ekipin që garon në Ligue 1. (bbc)