FISHEKZJARRËT
Prishtina dënohet nga UEFA
23 July, 2018 @12:54
Skuadra e Prishtinës për të dytin vit me radhë është dënuar nga UEFA.
Pas dënimit të stinorit të kaluar në ndeshjen e luajtur si vendas ndaj Norrkopingut me 3 mijë euro për shkak të fishekzjarrëve, njejtë është dënuar edhe sivjet.
Prishtina është dënuar me 4 mijë për fishekzjarrët e ndezuar dhe të hedhura në ndeshjen preliminare të Ligës së Kampionëve ndaj Europës.