PARMA

Parma shpëton, nis me minus pikë
23 July, 2018 @14:42
Pas sigurimit të Serie A-së, Parma rrezikoi rënien nga Federata italiane e futbollit (FIGC).
Kjo pasi që futbollisti Emanuele Calaio i kishte dërguar ish-bashkëlojtarëve (Filippo de Col dhe Claudio Terzi) të tij të Spezias mesazh në telefon para ndeshjes vendimtare ku Parma mposhti 2-0 Spezian dhe siguroi kualifikimin në Serie A.
Calaio u akuzua se ka ndikuar në lojën e ekipit kundërshtar “duke kërkuar favore” nga dy lojtarët e përmendur.
Më pas u raportua se Parma do të ndëshkohet me kthim në Serie B, për këtë fakt, por sot FIGC morri vendim që Parma t’ia nis Serie A-së me 5 pikë minus, ndërsa Calaio të suspendohet me dy vjet moslojë!
Parma u arsyetua se mesazhet e Calaios kanë qenë shaka me bashkëlojtarët e dikurshëm, por kjo nuk u morr parasysh.
Tash, Parma pritet që të ankohet në vendimin e dhënë si dhe për suspendimin e 36 vjeçarit Calaio.
“Parma Calcio 1913 ka pranuar me dhimbje vendimin e tribunlit të Federatës. Konsiderojmë se vendimi për të suspenduar lojtarin tonë është jologjik me drejtësinë sportive si dhe është vendim i rëndë karshi klubit tonë. Besojmë në pafajësi totale të Parma Calcio 1913 dhe do të apelojmë kundër këtij vendimi në kohën sa më të shpejtë, ashtu që të arrijmë drejtësinë përfundimisht,” ka shkruar njoftimi i klubit sot, pas vendimit të FIGC.
Parma në tre vitet e fundit ka pasur ngritje të jashtëzakonshme, duke arritur që prej Serie C të ngritet në Serie A, duke u promovuar për çdo vit.