PAOK - BASEL
Ajeti i jep shpresë Baselit
24 July, 2018 @22:51
Skuadra zvicerane, Basel, është mposhtur në përballjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga PAOKu në Selanik sonte, 2-1.
Mirëpo, ka qenë sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti që i dha jetë Baselit me golin e tij të shënuar në minutën e 82-të të ndeshjes, pasi që grekët avanconin 2-0, pasi që kishin pranuar golin e dytë dy minuta para se të shënojë Ajeti.
Spanjolli Canas i dha epërsinë PAOKut në pjesë të parë, (32’, 1-0), ndërsa serbi i lindur në Zvicër, Aleksandar Prijovic (80’, 2-0) shënoi për avantazhin e madh të selanikasve.
Sidoqoftë, Ajeti shfrytëzoi mundësinë dhe shpejt uli epërsinë e grekëve dhe i dha shpresë ekipit të tij, për përballjen e radhës që do të luhet në St Jakob Park të Baselit.
Përveç Albian Ajetit, asnjë lojtar me origjinë shqiptare nuk qe i regjistruar në këtë ndeshje.