GJILAN
Drita e fortë për Vushtrrinë
4 May, 2016 @16:41
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore shumë golëshe sot në përballje me skuadrën e fundit të radhitjes tabelare, Vushtrrinë.
Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën 13’ me golin e Alban Shillovës, ndërsa mysafirët e barazuan rezultatin në minutën 38’ me anë të Daut Maxhunit.
Në pjesën e dytë Drita u kthye në lojë me dy gola brenda dy minutave.
Së pari Shillova doli për herë të dytë në skenë duke shënuar në minutën 54’, ndërsa dy minuta më vonë Shqipërim Kelmendi shënoi për 3-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.